“Thirri mendjes, ti je i sëmurë nga koka”, debati i ashpër i Enverit me Koço Tashkon

Dashnor Kaloçi/ Publikohet një dokument i panjohur, nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që bën fjalë mbi bisedën e sekretarit të parë të Komitetit Qëndror, Enver Hoxha, me Koço Tashkon, të zhvilluar më datën 3 gusht 1960-të, pas një letre që Tashkoja i kishte dërguar Enverit.

Ne te, mes të tjerash ai i kërkonte që të mbahej një qëndrim i rreptë ndaj anëtarëve të Komitetit Qëndror dhe Byrosë Politike që në mbledhjen e Pleniumit kishin folur kundra Hrushovit, e të dënoheshin ata, pasi Hrushovi nuk kishte gabuar.

Shpërthimi i Enverit ndaj Tashkos që në fillim të takimit të tyre, duke i kërkuar llogari se përse ai nuk kishte pranuar të takohej me Hysni Kapon, por vetëm me sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe përse kishte shfryrë duke sharë oficerët e shërbimit që ishin ngarkuar ta takonin dhe shoqëronin atë?!

Akuzat e ashpra të Enverit lidhur me qëndrimin që kishte mbajtur Koço Tashko ndaj udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, ndaj të cilëve nuk kishte besim, por ishte takuar me dy diplomatët rusë të ambasadës sovjetike në Tiranë, Kozllov dhe Bespallov, të cilëve u kishte kërkuar që të ndërhynin te kryetari i Partisë Komuniste marksise-leniniste të Italisë, Moris Torezi, që sapo kishte ardhur për pushime në Shqipëri, që ai të ndërmjetësonte për rregullimin e marrëdhënieve dhe sheshimin e mosmarrëveshjeve që kishin nisur në mes udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe asaj sovjetike me në krye Hrushovin!

“Ti kërkovë të kapësh degë më degë duke na treguar së çfarë u fol në Pleniumin e Komitetit Qëndror të Partisë sonë, sikur unë të mos isha në mbledhje. Pse s’na flet për çështjet të tjera që të kërkojmë?

Nuk na the ato që i ke shfaqur Hysniut. Unë them se ti duhet të gjykosh më mirë. Shumë gjëra që ngre, janë pjellë e imagjinatës tënde. Nuk je në rregull kur thua se kritikat, që ne i bëmë Hrushovit, s’ishin të drejta. Sipas mendimit tënd, në cilat gjëra ka gabuar Hrushovi? Apo ai s’ka gabuar fare? Siç the dhe vetë, mendimi yt është së “Hrushovi u godit pa të drejtë nga diskutantët në Plenium dhe ndaj tyre nuk u mbajt qëndrim”! Kjo është e çuditëshme.

Ti në vënd që të dënosh qëndrimet e Hrushovit, kërkon të dënosh shokët e Plenumit, që folën me të drejtë kundër tij. Kur fole pak më parë, ti the: “Ndoshta Hrushovi, duke shëtitur kaq shumë në vëndet kapitaliste, mund të sjellë ide të tjera. Dua të them se ka mundësi të influencojnë disa rrethana te ai. Po, në qoftë se gabon Hrushovi, edhe Stalini ka gabuar”. Jo kështu, Koço Tashko, mos e përziej Hrushovin më Stalinin. Mos na fol në përgjithësi, por na thuaj konkretisht, a ka gabuar Hrushovi, apo jo”?

Kështu i’u drejtua mes të tjerash Enver Hoxha në fillim të takimit të tij, Koço Tashkos, ish-kryetarit të Grupit Komunist të Korçës dhe një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë, në një takim të zhvilluar në mes tyre më datën 3 gusht të vitit 1960-të, takim i cili ishte zhvilluar me kërkesën e Tashkos, duke mos pranuar që ato probleme që ai i’a kishte parashtruar në një letër Enver Hoxhës, t’i konsumonte me Hysni Kapon, sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, që Enveri kishte autorizuar ta priste atë.

Madje jo vetëm kaq, por Tashko kishte shfryrë ndaj oficerëve të shërbimit që kishin shkuar për t’i komunikuar atij orarin e takimit dhe vëndin e ku do e priste “shoku Hysni”, duke i ofenduar ata me një fjalor banal. Po çfarë është foluar tjetër në atë takim në mes Enver Hoxhës dhe Koço Tashkos e përse Tashko nuk pranoi asnjë nga gabimet e tij dhe as të bënte autokritikë me shkrim siç ia kërkoi Enveri?!

Gjë e cila më pas do të sillte edhe goditjen përfundimtare që Enveri do t’i bënte ish-mikut të tij, (njeriut që e mori në mbledhjen themeluese të PKSH-së më 8 nëntorin e vitit 1941), jo vetëm duke e përjashtuar atë nga Partia dhe të gjitha funksionet shtetërore, por duke e burgosur për më shumë se 20 vite në burgun e Burrelit dhe më pas në internim familjarisht në fshatin Adriatik të Kurbinit, ku ai edhe ndërroi jetë në vitin 1984. Dhe të gjitha këto, Tashkos i erdhën nga qëndrimi që ai mbajti ndaj Enverit në atë takim të datës 3 gusht 1960, që Memorie.al e sjellë për herë të parë dhe të plotë për lexuesit.

Debatet e ashpra të Enver Hoxhës me Koço Tashkon

Nga biseda me Koço Tashkon

3 gusht 1960

SHOKU ENVER HOXHA: E mora letrën që më dërgove, me të cilën kërkoje takim me mua. Unë autorizova shokun Hysni Kapo të bisedonte më ty, po ti bëre naze, sepse të ishte mbushur mendja o të bisedoje me mua, o s’ka.

Sigurisht edhe një njeri i thjeshtë mund të kërkojë të flasë me Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror, por mund të ndodhë që Sekretari i Parë është shumë i zënë më ndonjë punë, ose nuk ndodhet fare në Tiranë. Në këto raste autorizohet një njeri tjetër, siç bëra unë. Që kur mora letrën tënde në mbrëmje, i’a dërgova menjëherë Hysniut me anë të një oficeri. Oficeri u porosit që të të njoftonte ty për të ardhur në takim në Komitetin Qëndror.

Ty nuk të paska pëlqyer një gjë e tillë dhe je shprehur keq për oficerët tanë.

Kur të thërret në takim një sekretar i Komitetit Qëndror, duhet të shkosh pa një pa dy, në orën që të cakton ai, dhe jo kur të të shkrepet ty, ndryshe si mund ta quajë njeriu veten komunist, në rast se nuk tregohët korrekt dhe i disiplinuar kur thirret nga një shok që Partia e ka zgjedhur në udhëheqje?!

Veç kësaj, ti e di që oficerët tanë janë shokët tanë, janë komunistë, nuk janë siç thua ti. Nuk është e drëjtë të flasësh kështu, sepse ti je anëtar partie. Ata i ka ngarkuar Partia me detyra të rëndësishme. Sot të kemi thirrur të bisedojmë për çështjet që ke shkruar në letër dhe për ç’ka bisedove më Hysniun. Prandaj të flasësh hapur, qartë, në detaje, si anëtar partie. Në dispozicion kemi kohë dhe durim të të dëgjojmë deri në fund. Na fol me radhë për çështjët që ke. Në se qëndron kundërshtimi që ke ti me Komitetin Qëndror dhë nga se erdhi? Na fol për bisedat që kë pasur më funksionarët e ambasadës sovjetike, ç’të kanë thënë ata, ç’u ke thënë ti.

Koço Tashko nisi të flasë pa përgjegjësi dhe me një mëndjemadhësi të theksuar. Shoku Enver Hoxha herë pas here edhe duke ndërhyrë e duke pyetur, u përpoq t’a ndihmojë me durim.

SHOKU ENVER: Ti kërkove të kapësh degë më degë duke na treguar së çfarë u fol në Pleniumin e Komitetit Qëndror të Partisë sonë, sikur unë të mos isha në mbledhje. Pse s’na flet për çështjet të tjera që të kërkojmë? Nuk na the ato që i ke shfaqur Hysniut. Unë them se ti duhet të gjykosh më mirë. Shumë gjëra që ngre, janë pjellë e imagjinatës tënde.

Nuk je në rregull kur thua se kritikat, që ne i bëmë Hrushovit, s’ishin të drejta. Sipas mendimit tënd, në cilat gjëra ka gabuar Hrushovi? Apo ai s’ka gabuar fare? Siç the dhe vetë, mendimi yt është së “Hrushovi u godit pa të drejtë nga diskutantët në Plenium dhe ndaj tyre nuk u mbajt qëndrim”!

Kjo është e çuditëshme. Ti në vënd që të dënosh qëndrimet e Hrushovit, kërkon të dënosh shokët e Plenumit, që folën me të drejtë kundër tij. Kur fole pak më parë, ti the: “Ndoshta Hrushovi, duke shëtitur kaq shumë në vëndet kapitaliste, mund të sjellë ide të tjera. Dua të them se ka mundësi të influencojnë disa rrethana te ai. Po, në qoftë se gabon Hrushovi, edhe Stalini ka gabuar”. Jo kështu, Koço Tashko, mos e përziej Hrushovin më Stalinin. Mos na fol në përgjithësi, por na thuaj konkretisht, a ka gabuar Hrushovi, apo jo?

KOÇO TASHKO: Unë them se ai nuk ka gabuar.

SHOKU ENVER: Po ti the se Hrushovi mund të gabojë, ashtu si Stalini?!

KOÇO TASHKO: Edhe sikur të gabojë, unë kam besim se ai do të ndreqet.

SHOKU ENVER: Ti the se nuk ishe dakord që unë nuk shkova në Mbledhjen e Bukureshtit, se gjoja unë nuk i’u përgjigja ftesës së sovjetikëve. Nuk është kështu si thua ti. Unë nuk kisha ndonjë ftesë të tillë.

Ti trillon gjëra të paqëna. Normat e partive marksiste-leniniste janë të njohura prej të gjithëve. Në qoftë se ti nuk i njeh këto norma, atëherë, ja ku po ta them unë: nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh që Komiteti Qëndror i Partisë sonë, t’i thotë Sekretarit të Parë, mos shko, kur ftohet në një mbledhje të partive komuniste e punëtore të kampit socialist, apo të botës. Edhe në Plenumin e fundit, u vendos që në mbledhjen e ardhshëme që do të zhvillohet në nëntor në Moskë, Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror, të vejë në krye të delegacionit të Partisë sonë.

Në Bukuresht ne na ftoi vetëm Partia Punëtore e Rumanisë, për të marrë pjesë në kongresin e saj dhe ne dërguam atje delegacionin tonë. Përsa i përket mbledhjes së përfaqësuesëve të partive komuniste e punëtore që u zhvillua në Bukuresht, ajo, sipas marrëveshjes së arritur qysh më parë, kishte për qëllim, vetëm të caktonte datën dhe vëndin e mbledhjës së ardhëshme të partivë komuniste e punëtore të botës, ndaj Komiteti ynë Qëndror, nuk e pa të nevojshmë të më dërgonte mua në Bukuresht, po autorizoi shokun Hysni Kapo, të merrte pjesë në atë mbledhje.

Tani se nga i nxjerr ti këto gjëra, që i thua ndryshe nga ç’janë në realitet e nga nisesh, nuk e kuptojmë, prandaj na i shpjego vetë. Ti jë anëtar partie, si shpjegohet që arrin të gjykosh se të gjitha çështjet që u thanë në Plenumin e Komitetit Qëndror të Partisë, nuk u shtruan drejt dhe nuk qëndrojnë? Po cilat qëndrojnë atëherë? Këto që na thua ti?

KOÇO TASHKO: Duhet të keni më shumë besim të Hrushovi!

SHOKU ENVER: Kur në bazë të normave organizative marksiste-leniniste dhe të rregullave të internacionalizmit proletar, një parti kritikon një parti tjetër, ose kur një udhëheqës kritikon një udhëheqës të një partie tjetër, sepse ka bërë gabime, ky është një qëndrim i drejtë. Ti je i mendimit që Mbledhja e Moskës të mos bëhet në nëntor, por sa më parë. Por ky është një propozim që bëhet nga ti. Thelbi i çështjes është, që ne do të venim në Mbledhjen e Moskës dhë atje do të themi pikëpamjen tonë. Ti ç’mund të na thuash?

KOÇO TASHKO: Nuk jam dakord të thuhen hollësira.

SHOKU ENVER: Po përsë je dakord, pa na thuaj?

KOÇO TASHKO: Fola, nuk kam përse të zgjatem, jam dhe njeri i sëmurë.

SHOKU ENVER: Jo, Koço Tashko, ti s’je aq i sëmurë sa hiqesh nga trupi, ti je i sëmurë nga koka. Por është e shëndoshë Partia. Dhe të sëmurët nga koka, të duan, Partia i shëndosh. Ajo ka për detyrë t’i ndihmojë njerëzit që të thonë fjalën e tyrë, të korrigjohen, të ecin në rrugë të drejtë, po, për të marrë këtë ndihmë, ata duhet të jënë me zëmër të hapur përpara Partisë. Ti i di këto parime?

KOÇO TASHKO: I di, prandaj kërkova të flisja me ju, se në Plenium, nuk mund të flisja si këtu, kush të lë atje të flasësh kështu? Atje do të më hidheshin në grykë.

SHOKU ENVER: Ç’janë këto që thua? Na e shpjego pak çështjen, kush nuk të lë të flasësh në Pleniumin e Komitetit Qëndror? Sipas mendimit tënd, kur nuk folke dot në Plenium, kjo do të thotë së atje paska një situatë të sëmurë?! Ti na the vet se ke një besim të madh te Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, atëherë, përse nuk e ke të njëjtin besim edhe te Partia jonë, anëtar i së cilës je dhe vetë?

KOÇO TASHKO: E thashë këtë, se po të më ndërhynin kur të flisja, jam njeri nevrik dhe… pastaj, një ndërhyrje, një vërejtje të më bëhet mua, më hedh në hava.

SHOKU ENVER: Së ç’ndien ti, këtë unë nuk e di. Uni di vetëm normat leniniste të Partisë sonë. Komiteti Qëndror është udhëheqja e Partisë që gjykon kurdoherë drejt, urtë, qetë, por, kur duhet, edhe ashpër. Atëherë, si flet kështu ti për Komitëtin Qëndror, për udhëheqjen e Partisë? Anëtarët e Komitetit Qëndror nuk janë kalamanë që, si thua ti, nuk do të të gjykonin mirë, do të të hidhëshin në grykë!? Ç’do të thuash më atë se je nevrik?!

KOÇO TASHKO: Që atje nuk flas dot, kjo është çështje fizike.

SHOKU ENVER: Po një qëndrim i tillë përpara Komitetit Qëndror të Partisë sonë, a mund të quhet marksist? Ti mbrëmë i the Hysniut se, po të kishe folur në Plenium, do të shkaktoje përçarje, kurse mua këtu po më thua se, po të kishe folur, “do të të hidheshin në grykë”. Cila nga këto qëndron? Në qoftë se ti e shpjegon këtë me “arsye shëndetësorë”, kjo nuk na e mbush mëndjen. Shpjegimet që kërkon Komiteti Qëndror, ti ke për detyrë t’i japësh, se je anëtar i Partisë.

Prandaj, na trego përse mendon se anëtarët e Plenumit nuk do të gjykonin drejt? Komunisti flet haptazi në mbledhjët e Partisë. Kur ai e sheh se shpreh një mendim të drejtë, kjo është në interesin e partisë, prandaj e mbron mendimin e vet deri në fund, sikur të gjithë të jenë kundër mendimit të tij, kështu na mëson Lenini. Mbi çdo gjë duhet par interesi i Partisë dhe jo interesi personal.

Komunisti mund edhe të vdesë, mund t’i bjerë edhe të fikët në mbledhje, po Partia duhet ta dijë pikëpamjen e tij, tani ose pas 50 vjetëve, prandaj ai duhet ta thotë këtë pikëpamje, ashtu siç është. Në këtë mënyrë mendojnë anëtarët e Partisë dhe jo siç mendon ti, që ke frikë të flasësh në Plenium dhe na thua këtu “mos më ndalet zëmra po të flas”! Kërkoj përsëri të na thuash, ç’është ai mendim që i shprehe Hysniut se fjala jote do të shkaktonte përçarje?!

KOÇO TASHKO: Unë thashë që shokët e Komitetit Qëndror të mos mendonin se unë po ju bëja kritikë juve.

SHOKU ENVER: Mendon ti kështu dhe jo shokët e Pleniumit, të cilët e kuptojnë drejt kritikën. Pastaj, pse të mos më bësh edhe mua kritikë? Na thuaj, është Komiteti Qëndror dhe ç’jam unë? Unë jam një anëtar partie, një ushtar i Partisë. Mbi mua është Byroja Politike, mbi Byronë Politike është Komiteti Qëndror, mbi të cilin është Kongresi i Partisë. Atëherë, përse ti preferon të bisedosh vetëm për vetëm me mua dhe jo me Komitetin Qëndror, që është forumi udhëheqës i Partisë, ndërsa unë jam një anëtar i Komitetit Qëndror? Nesër ti përsëri në Komitetin Qëndror do të vesh të japësh shpjegime për këto pikëpamje.

KOÇO TASHKO: Po ka edhe gjëra që njeriu duhet t’i bisedojë pak më mbyllur.

SHOKU ENVER: Me sa duket, ti nuk ke kuptim të drejt për Komitetin Qëndror. Këtu për të diskutuar në mënyrë të mbyllur? Përse t’i diskutosh këto gjëra me mbyllur, për ç’arsye? Si shpjegohet që ti kërkon të mos i thuash këto çështje në Komitetin Qëndror? Pse të ka ngrënë meraku se duke folur në Plenumin e Komitetit Qëndror do të shkaktoje përçarje në radhët e tij? S’na e sqarove këtë.

Ti këtu pohove se po të flisje në Plenium, mund të mendohej se “Koçoja priti dhe i tha këto gjëra në një mbledhje, ku kishte kallaballëk”!. Si flet more, kështu për Komitetin Qëndror?! Je apo nuk je në vete? Ç’është Komiteti Qëndror, një “kallaballëk”, një grumbull njerëzish të rastit? Le t’i kishe thënë në Plenum këto çështje, se nuk do të krijohej asnjë përçarje, vetëm se do të të ulej autoriteti që të ka dhënë ty Partia. Mendohu, fol si duhet folur në Parti, mor derëzi!

Ç’janë këto gjëra? Ti ke 20 ditë që i ke mbajtur pa na i thënë këto mendime. Ti ke thënë se je dakord vetëm për çështjen që të vemi në Moskë dhe, “po të jetë se kemi mendime për Hrushovin t’ia themi atij”. Po ti e di fare mirë, sepse ishe në Komitetin Qëndror dhe dëgjove, që ne Hrushovit i’a kemi thënë vazhdimisht mendimet tona. Prandaj për Hrushovin ato që mund t’i themi, nuk janë të reja, i’a kemi thënë në sy, nuk i kemi mbajtur për vete. I dëgjove në Plenum apo jo? Si tregojnë faktet, ti nuk je dakord me vendimet e Plenumit, me përjashtim të një gjëje, që në Moskë mund të vemi. Këto nuk janë as çështje familjare, as çështje miqësore.

Ti del me pikëpamje të kundërta me Komitetin Qëndror. Përse atëhere i ngre sot e jo në kohë këto çështje kaq preokupante, për të cilat Komiteti Qëndror ka vendosur se ç’qëndrim duhet mbajtur? Për çështje të tilla partie, përse të presësh e ti mendosh që “të takoj shokun Enver kur të vejë me pushime”? Për gjithë këto gjëra që ke e që janë në kundërshtim me Partinë, ti që të nesërmen duhet të vije të ne. Pse e le atëhere këtë çështje për 20 ditë? Këto nuk janë qëndrime partie. Si do t’ia shpjegosh këtë qëndrim organizatës-bazë?

KOÇO TASHKO: Nuk erdha se mendova që je i zënë më Torezin.

SHOKU ENVER: Po unë dy orë ndenja me Torezin. Ti duhet të kërkoje takim, e kishe për detyrë t’ia thoshe Partisë të gjitha dhe jo të mendoje se “shoku Enver tani është me Torezin”, se “do vete ta takoj kur të shkojë në Korçë me pushime” etj. Po sikur unë të mos shkoja në Korçë, si do të bëje ti, akoma do t’i mbaje pa i thënë këto gjëra? Aq më tepër që ti nuk deshe t’ia thoshe këto gjëra asnjërit nga sekretarët e tjerë të Komitetit Qëndror.

KOÇO TASHKO: Unë kisha shpresë, siç ua thashë edhe shokëve sovjetikë, se me Torezin ju do të bisedonit për këto çështje dhe ai do të ndërmjetësonte për t’u dhënë rrugëzgjidhje.

SHOKU ENVER: Kjo është pikëpamja jote. Dhe kjo me sa duket, të ka shtyrë të mos marrësh menjëherë takim me mua. Përse ti ke shpresë te Torezi e te vetja jote dhe jo te Enveri, që e ke Sekretar të Parë? Po a është i drejtë mendimi yt se tani që erdhi Torezi do të ndreqen punët? Cilat punë do të ndreqen, na thuaj, ke menduar drejt apo jo? Ti mendove se tani që erdhi Torezi, do të bëhen tentativa për të përmirësuar marrëdhëniet me Hrushovin. Ç’janë këto tentativa? Ç’ndërmjetësim do të kërkonim ne, sipas teje, nga Torezi? Shpjegoje!

KOÇO TASHKO: Kjo është fare e thjeshtë: Torezi është sekretar i përgjithshëm i një partie të lavdishme dhe mendova se shoku Enver, do të flasë me të që Mbledhja e Moskës të bëhet më parë se muaji nëntor.

SHOKU ENVER: Ty të mbeti mendja që Mbledhja e nëntorit të bëhet më parë. Të thashë se kjo nuk varet nga ne. Ne kemi dashur dhe duam të bëhej kjo mbledhje dhe këtë e kemi deklaruar përpara përfaqësuesve të më se 50 partive. Në Bukuresht është vendosur që mbledhja të bëhet në Moskë, me rastin e festës së Revolucionit të madh Socialist të Tetorit. Përpara mbledhjes është vendosur gjithashtu të zhvillohen punimet e komisionit që përbëhet nga përfaqësuesit e 12 partive të vendeve socialiste dhe përfaqësuesit e 14 partive të tjera të vëndeve kapitaliste.

Këto çështje do të diskutohen më përpara në komision dhe pastaj materialet do t’i dërgohen çdo partie, pra edhe Partisë sonë. Kur të na vijnë, ne këto materiale do t’i studjojmë me shumë vëmendje dhe do të veprojmë ashtu siç u vendos në Plenumin e Komitetit Qëndror e siç je dhe ti në dijeni. Prandaj nuk ke pse t’i kërkosh Partisë sonë që mbledhja të zhvillohet sa më parë. Po të bëhet më parë mbledhja, ne jemi gati të vemi. Ti do që mbledhja të bëhet shumë shpejt, po që të vish sipas rregullave të Partisë e t’ia thuash Sekretarit të Pare, brengën që të mundon, këtë nuk e bën. Atëherë cilat janë arsyet që ti mendon se “tani që erdhi Torezi çështjet do të vihen në rrugë të mirë dhe do të rregullohen-? Për cilat çështje e ke fjalën?

KOÇO TASHKO: Për çështjet që dihen, xhanëm! Janë të tëra ato që u thanë në Plenium dhe po i themi edhe këtu.

SHOKU ENVER: Domethënë ne t’ia thoshim të tëra Torezit dhe ai t’i parashtronte atje ku mendon ti! Po si u vendos në Komitetin Qëndror? Në Plenium vendosëm që këto çështje do t’i shtrojmë në Mbledhjen e Moskës. Në qoftë se ne këto çështje do t’i zgjidhnim nëpërmjet Torezit, kjo do të thotë të vepronim jashtë vendimit të Komitetit Qëndror. Si arrin të mendosh në këtë mënyrë?

KOÇO TASHKO: Mendoj se është e drejtë që Torezi të përdoret për ndonjë mosmarrëveshje që keni me Brezhnjevin, Kozllovin e të tjerë.

SHOKU ENVER: Ç’është ky Brezhnjev, pse na tremb ti me këta? Ne s’kemi punë me presidentin e Presidiumit të Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik. Mos na bëj këtu provokacion. Kozllovit unë i’a kam thënë dhe do t’ia them në fytyrë ato që ka. Tani na fol për takimet që ke pasur me sovjetikët. Na intereson të dimë çfarë biseduat. Na thuaj ato që kanë rëndësi.

KOÇO TASHKO: Me 29 korrik, Bespallovi më mori në telefon dhe më ftoi për të biseduar. E takova në klubin sovjetik, pamë filmin dhe pastaj dolëm dhe shkuam në hotel “Dajti”. Bespallovi më tha se marrëdhëniet në mes nesh janë ftohur.

SHOKU ENVER: Nuk të thanë përse janë ftohur?

KOÇO TASHKO: As më tha, as e pyeta. Ne biseduam për shumë gjëra. I thashë se Plenumi i Komitetit Qëndror të Partisë sonë për zgjidhjen e çështjeve ka ngarkuar shokun Enver. I thashë se ndoshta mund të bëhët diçka nëpërmjet bisedimeve që do të zhvillohen më Torezin.

SHOKU ENVER: Po mendimi yt cili ishte?

KOÇO TASHKO: Mendimi im ishte që këto çështje të zgjidhen në mbledhjen e nëntorit ose në çdo mbledhje tjetër që mund të bëhet. Unë nuk e përjashtoj një mbledhje tjetër, përveç asaj të nëntorit.

SHOKU ENVER: Pra, ti nuk përjashton një mbledhjë tjetër. Vazhdo.

KOÇO TASHKO: I thashë Bespallovit se me ardhjen e Torezit në vëndin tonë, do të këtë diçka pozitive, sepse atë ditë kisha lexuar në gazetën “Zëri i popullit”, fjalimin e Torezit mbajtur në Korçë dhe më kishtë bërë përshtypje se ai fliste shumë mirë për Partinë tonë, për Komitëtin Qëndror dhe për shokun Enver.

SHOKU ENVER: Domethënë se ti erdhe në konkluzionin që ne kishim biseduar, kishim shtruar edhe këto çështje dhe ishim në një mëndje më Torezin. Kështu, ti gjykon nga jashtë, formulon mendime me imagjinatën tënde që Torezi nuk ka ardhur te ne për pushime, po për të biseduar. Dhë këtë i’a thua edhe Bespallovit. Paske menduar së shokët e Byrosë mund të kenë ardhur në marrëveshje me Torezin dhe, duke u nisur nga vlerësimi që i bëri Torezi Partisë sonë, në fjalimin që mbajti në Korçë, ke gjykuar se edhe udhëheqja e Partisë sonë, ka lëshuar. Pra, sipas mendimit tënd, del që u hodhën poshtë të gjitha ato që vendosi Plenumi, dhe Enveri ka dalë më ato mendime që ka Koçoja. Po më Novikovin je takuar?

KOÇO TASHKO: Jam takuar. Bespallovi më tha që të veja për darkë në shtëpi të Novikovit, ku do të ishte dhe Ivanovi. Mbasi hëngrëm darkë, kaluam në bisedime një kohë të gjatë. Nga fundi, nuk mbaj mënd si erdhi muhabeti dhe folëm për Torezin.

SHOKU ENVER: Përpiqu të kujtohesh, si erdhi ky muhabet?

KOÇO TASHKO: Ja, folëm për Torezin.

SHOKU ENVER: Ti, gjithë bisedimin për Torezin e bëre?

KOÇO TASHKO: Po, se Torezi do të ishte shpëtimtar.

SHOKU ENVER: Po Ivanovi çfarë të tha?

KOÇO TASHKO: Nuk e di, ai foli në përgjithësi.

SHOKU ENVER: Ivanovin në e njohim shumë mirë, ai nuk është njëri që flet në përgjithësi.

KOÇO TASHKO: Ivanovi nuk ka biseduar kurrë me mua për çështjet që po flasim, as Zollotovi, as Bespallovi, unë ata i kam shumë miq.

SHOKU ENVER: Mua më çudit fakti që ata s’paskan biseduar me ty, që i ke miq të ngushtë, kurse po u drejtohen kuadrove që nuk i njohin mirë, e u thonë “hajde të bisedojmë”.

KOÇO TASHKO: Ata me mua nuk kanë biseduar jo vetëm tani, por as më 1957, kur isha në Bashkimin Sovjetik. Nga gjithë ato që bënë atëherë për mua, diçka kuptova. Më bënë gjithë ato nderime të mëdha, më thanë “po të duash, mund të rrish në vilën ku rri shoku Enver më delegacionin qeveritar”, më ftuan edhe në pritjen që u dha në Kremlin. Për mua, pra, ata kanë uvazhënie (respekt) dhe sillen mirë. Por kohët e fundit, Ivanovi kur më jep dorën, e heq menjëherë, për të mos më kompromentuar para ndonjërit që nuk më do.

SHOKU ENVER: Po përse mund të të kompromentojë? Kush nuk të do dhe a është e vërtëtë kjo?

KOÇO TASHKO: Nuk e di, nuk kam si ta shpjegoj.

SHOKU ENVER: Po më vonë pse u afrua përsëri me ty Ivanovi?

KOÇO TASHKO: Kjo është një nga pyetjet që kam edhe unë në kokën time.

SHOKU ENVER: Ti the së “gjithë muhabeti me sovjetikët, u bë rreth Torezit, së kjo ishte çështje mjaft e rëndësishme”. Po kur ti e gjykon të rëndësishme çështjen e Torezit, përse bisedon me Novikovin dhe Ivanovin dhe nuk vjen te unë? Tërë bisedimet më ta, ti i bëre përpara së të më dërgojë mua letrën.

KOÇO TASHKO: Te ata vajta rastësisht.

SHOKU ENVER: Do të qeshin shokët e Partisë me ty kur të diskutohet kjo çështje. Gjërsa pranon tezën që: shoku Enver mund të këte biseduar me Torezin, atëherë përsë ti i bisedon çështjet me sovjetikët?

KOÇO TASHKO: Unë këtu nuk shoh ndonjë gjë të keqe.

SHOKU ENVER: Këtu jemi në zyrat e Komitetit Qëndror, prandaj fol si duhet. Unë nuk jam prokuror, po Sekretar i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë, prandaj diskutoi çështjet siç diskutohen në Parti. Këto që na thua ti, nuk shkojnë fare. Nga njëra anë, ti thua se mund të bisedoj vetëm me shokun Enver, sepse është Sekretar i Parë i Komitetit Qëndror, nga ana tjetër mendimin që ke për Partinë tonë, nuk i’a thua atij, po vete e i’a thua Bespallovit, që e konsideron, siç e the edhe vetë, mik të ngushtë. Ç’janë këto gjëra që na thua? Bespallovi ka vëndin e tij dhe Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë sonë, ka vëndin e vet. Përse nuk respektove rregullat organizative të Partisë dhe të bisedoje me mua? Në qoftë se ke mosmarrëveshje me Komitetin Qëndror dhe dojë që këto t’ia thoshe Sekretarit të Parë, këtë ta kishe bërë në kohën e duhur, bile menjëherë pas Pleniumit. Pastaj do të shkoje apo jo te sovjetikët, kjo është diçka tjetër. Për mua s’kishte pse të shkoje, kurse ti, jo vetëm vajte dhe bisedove me ta, por shkove pa folur fare me ne, dhe bëre tri takime me sovjetikët.

KOÇO TASHKO: Jo, dy kam bërë.

SHOKU ENVER: Këto janë të shkruara në letrën tënde. Edhe sikur fare të mos i takoje, po vetëm ideja të të lindte për të shkuar për bisedime te ata, përpara se të vijë te Partia jote, kjo është e palejueshme dhe në kundërshtim me rregullat organizative të Partisë. Nuk jam dakord që letrën për mua ti e ke shkruar para se të bisedoje me sovjetikët, vetë përmbajtja e saj e hedh poshtë një pohim të tillë. Sipas teje, del që Torezi ka ardhur apostafat nga Parisi që të bisedojë me ne mbi këto çështje dhe pastaj të vejë në Moskë. Kur Ivanovi të tha se veç Torezit, me 8 gusht, në Moskë do të venë edhe të tjerë, nuk u bëre pak kurioz ta pyesje se kush janë të tjerët? Pastaj kush të ngarkoi ty t’i thoshe Ivanovit që t’i vijë ftesë edhe shokut Enver për këtë takim? Kush të autorizoi ty të flasësh në emrin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror? Ti tani vjen e më thua se mendimi yt, është që çështjet të mos mbetën për t’i biseduar në nëntor “se pastaj trashen”. Ne këtë e dimë, por dimë edhe tjetrën që Partia jonë nuk i trash çështjet, çështjet i trashin veprimet që bën ti, prandaj mos e akuzo Partinë tonë. Ne kemi 4-5 vjet që nuk kemi nxjerrë jashtë asnjë fjalë për veprimet e padrejta të disa udhëheqësve sovjetikë. Disa udhëheqës sovjetikë na godasin, po ne jemi treguar të duruar, kurse ti tani na thua që këto gjëra nuk duhet t’i lemë të trashen. A nuk është kjo një akuzë? Unë ta thashë dhe e përsërit se nuk varet nga Partia jonë të vendosë për kohën e mbledhjes. Pse të ka hipur ty në kokë që të bëhet sa më parë kjo mbledhje? Ivanovit i thua duhet t’i vijë ftesë shokut Enver, pastaj më vjen këtu dhe më thua të vete të bisedoj vetë me Ivanovin. Reflekton ti ndonjë çikë në ç’rrugë je? Pse vepron kështu? Ç’të keqe të ka bërë ty Partia jonë? Ajo të ka rritur, të ka ndihmuar, të ndihmon dhe do të të ndihmojë, por kjo që ke bërë ti është shumë e rëndë. Ti thua se e do Partinë, por përse atëherë nuk i’a thua Partisë ato që të shqetësojnë kaq shumë?

KOÇO TASHKO: Unë ju thashë se jam tip flegmatik, prandaj duhet të mbani parasysh edhe anën humane dhe tipin e njerëzve. Pastaj, pasi u takova me sovjetikët, ata më vunë të dyja këmbët në një këpucë.

SHOKU ENVER: Po si t’i vunë këmbët në një këpucë? Shpjegohu!

KOÇO TASHKO: Unë kisha ndër mend të takohesha me ju, po këtë takim e shtyja nga dita në ditë. Sa bisedova me Bespallovin, e kuptova se nuk kishte si shtyhej më kjo çështje.

SHOKU ENVER: Po na e shpjego pak pse vajte bisedove me të, meqënëse këtë bisedim ti e dënon.

KOÇO TASHKO: Jo, nuk e dënoj, por diçka duhet t’ju thosha edhe juve.

SHOKU ENVER: Atyre u’a thua të gjitha, ndërsa Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror të Partisë tënde, i thua vetëm “diçka”. Po kush e ka fajin për këto që ke bërë? Në qoftë se ti e kupton fajin, atëherë bëj një fije autokritikë. Nuk të pyetën sovjetikët, më të cilët u takove, si shkoi Pleniumi?

KOÇO TASHKO (Heziton të flasë), pastaj thotë: Mund të më kenë pyetur…

SHOKU ENVER: Fol hapur, the gjë për Plenumin? Nuk të pyeti Ivanovi si u diskutuan këto çështje në Plenum? Përsëri po të pyes, të ka pyetur Ivanovi si u diskutuan këto çështje në Plenum? Ta bëri një pyetje të tillë? Ajo që i the Hysniut dhe që na hiqen sikur gjoja e di historinë e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, kur e vë udhëheqjen tonë në pozitat e menshevikëve dhe trockistëve dhe thua se te ne ndodhka “si në kohën e Kronshtadit” në Bashkimin Sovjetik. Për Partinë tënde i mendon ti këto gjëra? Po pse ç’jemi ne, bjellogardistë? E njeh ti historinë ë Partisë sonë? Dashurinë e madhe të popullit tonë për popujt e Bashkimit Sovjetik nuk e ke mbrujtur ti, por Partia jonë në luftë, me gjak dhe me djersë, kurse ti vjen tani e na bën akuza të tilla. Këto gjëra që thua ti i kanë rrënjët gjetkë, prandaj mendo dhe reflekto vetëm në rrugën e Partisë, ndryshe nuk korrigjohesh. Ulu pak në tokë. Partia ty të ka respektuar më shumë se ç’ke merituar. Imagjinata jote është e sëmurë dhe kjo imagjinatë nuk është sëmurur tani, këtë sëmundje ti e ke pasur edhe më përpara. Të them të drejtën, nga asnjë njeri në jetën time nuk kam dëgjuar një diskutim dhe shtruarje të tillë të çështjes pa kokë, pa bisht, pa lidhje, si kjo që dëgjova nga ti. Shumë shokë kanë ardhur dhe më kanë hapur zemrën kur kanë gabuar, por nga bisedimi kanë dalë të ngrohtë. Kurse tani ti më flet mua për “humanizëm” për tipin flegmatik! Unë jam treguar humanitar për njërëzit, për shokët. Tani ç’kërkon ti kur më thua: “të shikoj edhe anën humane”, mos do që unë të mos mbroj vijën e Partisë, interesat e saj? Të lutem, interesat e Partisë dhe te popullit unë i vë mbi çdo gjë dhe do t’i mbroj ato sa të jem gjallë. Nëse ka kush fakte për të më kritikuar mua dhe Komitetin Qëndror, me ballë hapur ne do t’i presim kritikat e drejta dhe kështu i kemi pritur kurdoherë. Po nëse ndonjë na kritikon për qëndrimin që mbajmë ndaj revizionistëve jugosllavë, ne i themi “ndal”, kujtdo qoftë, edhe Hrushovit, se derrit dajë ne nuk i themi. Ai vetë ka thënë për udhëheqjen jugosllave që është agjenturë e imperializmit. Atëhere përse të goditet Partia jonë për qëndrimet e drejta të saj kundër revizionistëve jugosllavë? Për ç’arsye? Si mund të mbyllim gojën për këto?

Kur themi se Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik është partia mëmë, kjo s’do të thotë që përpara gabimeve të ndonjërit nga udhëheqja e saj ne të heshtim. Pas bisedimeve që zhvilluam në Moskë më 1957, ne, për respekt të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, nuk shkruam për një kohë në shtyp kundër revizionizmit jugosllav. Mirëpo s’kaloi shumë kohë dhe revizionistët jugosllavë zhvilluan Kongresin e tyre VII famëkeq, në lidhje me të cilin u duk përsëri drejtësia e vijës së Partisë sonë. Duke qëndruar në pozita revolucionare, ne e mbrojmë edhe vetë Bashkimin Sovjetik dhe Partinë e tij Komuniste, kurse ata që shkelin, në një mënyrë ose në një tjetër, parimet e marksizëm-leninizmit, cilëtdo qofshin, ne do t’i kritikojmë në rrugën marksiste-leniniste. Nuk kemi ne të drejtë të kritikojmë ndonjë kur ai e mbush kupën?

Kur bëhen gabime, ne nuk mund të rrimë pa folur, do të kritikojmë, ne rrugën marksiste-leniniste, se kështu mbrohet liria dhe pavarësia e atdheut tonë dhe e vetë Bashkimit Sovjetik, se për këto u derdh shumë gjak. Kështu mbrohet marksizëm-lëninizmi dhe internacionalizmi proletar dhe jo ashtu si mendon ti, Koço Tashko. Ti i bluan gjërat në imagjinatën tënde. Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik ka të drejtë të veprojë si të dojë, po për vërejtjet që i bëhen Partisë sonë kemi edhe ne të drejtë të themi fjalën tonë. Partia jonë lufton gjer në fund t’i mbrojë interesat e popullit dhe të marksizëm-leninizmit nga armiqtë, por imagjinata jote e sëmurë thotë ndryshe. Kritika është kritikë, prandaj kur je përpara gabimesh, është oportunizëm të mos kritikosh. Mirëpo ti ke vuajtur ca nga kjo sëmundje.

Unë e kam ndjekur me kujdes jetën e Partisë që nga fillimi. Ka raste që duhet folur pak, por ka edhe raste që duhen shtërnguar dhëmbët dhe, kur vjen puna te parimet, ato duhen mbrojtur, nuk mund t’i shkelim. I ke parë ti shkrimet tona kur kritikojmë revizionistët jugosllavë? Në to ne vazhdimisht kemi folur për eksperiencën e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Atëherë ç’vjen e më numëron artikujt që kanë botuar sovjetikët? Unë i di ato, po ka edhe ndryshime në qëndrimet, të cilat nuk janë vetëm ndryshime taktike. Vërejtjet tona ne i’a kemi thënë edhe Hrushovit, nuk i themi fshehurazi, ia kemi thënë përpara syve dhe ai na i ka thënë gjithashtu në sy.

Por këto nuk na kanë çuar në përçarje. Ti e di pikëpamjen e Partisë sonë që mosmarrëveshjet që kanë lindur, janë midis dy partive, midis Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Partisë Komuniste të Kinës, dhe ne kemi thënë në kohën e duhur që shqyrtimi i këtyre çështjeve në Bukuresht është i parakohshëm, i shpejtuar, se ato duhen zgjidhur me kujdes dhe duke zbatuar me rigorozitet rregullat organizative leniniste të marrëdhënieve midis partive. Atëherë çfarë të shtyn ty të mbash këtë qëndrim kundër Komitetit Qëndror? Prandaj, si shok të them, reflekto për këto çështje. Ke mundësi që këto 2-3 ditë, sipas rregullave të Partisë, t’i shkruash Komitetit Qëndror për të gjitha këto çështjë.

KOÇO TASHKO: Nuk kam ç’them më tepër.

SHOKU ENVER: Domethënë, ti nuk do të veprosh si çdo antar partie, të cilit Partia i jep dorën të thellohet mbi gabimet. Atëhere mos thuash nesër që shoku Enver nuk më dha mundësi të reflektoj për t’i parë më thellë gabimet e mia.

KOÇO TASHKO: Nuk kam ç’të them. Ato që kisha i thashë këtu.

SHOKU ENVER: Më pak fjalë, këto janë qëndrimet e tua. Nuk do ta rishikosh pozitën tënde? Unë edhe një herë të këshilloj të reflektosh sot, nesër dhe deri pasnesër, e të na i dorëzosh me shkrim mendimet e tua, pastaj do ta gjykojmë çështjen tënde në Komitetin Qëndror, sepse është një çështje me rëndësi për të cilën duhet të diskutojë e të vendosë Pleniumi i Komitetit Qëndror të Partisë.

KOÇO TASHKO: Për të shkruar, nuk do të shkruaj, ç’kisha i thashë.

/Memorie.al

Shiko tv shqip

Related Posts