“Ti nuk njeh Azem Hajdarin” Rudina Hajdari flet për incidentin në Shkodër: Mës bëri nder më shumë se dëm

Tre javë pasi premtoi se do të niste komunikimin me shqiptarët, Rudina Hajdari zhvilloi një takim me të rinjtë e shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Pikërisht për këtë shkollë deputetja kishte ofruar më herët rrogën e saj për dëmtimet që u shkaktuan nga zjarri i ndezur pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit pasi ambientet po përdoreshin si KZAZ.

Por kur Hajdari mori fjalën, ajo u ndërpre nga njëri prej të rinjve. Ai e akuzoi se përfaqësonte Kryeministrin Edi Rama.

I pyetur në emisionin Opinion, për këtë ngjarje deputetja deklaroi: Ishte një gjë që kaloi, më shumë nder më bëri se sa më dëmtoi. Goditje nënë brez që ju e dini mirë.

Debati i plotë

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës, të dashur mësues, me qetësi…

(I riu ndërhyn duke folur)

Rudina Hajdari: Hajde, hajde, hajde këtu, hajde ma thuaj këtu

I riu: Shko pas Edi Ramës, Shkodra është e PD-së

Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë

I riu: E njeh ti Azem Hajdarin?

Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

I riu: Unë e njoh por nuk e njeh ti.

Rudina Hajdari: Tani besoj se …

I riu: Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin, shtojcë e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve…

(Ndërhyn Halit Valteri për ta larguar)

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës

(Ovacione në sallë për Rudina Hajdarin)

Shiko tv shqip

Related Posts