Tirana shpallet kampione pas 11 vitesh

Skuadra e Tiranës ëshë zyrtarisht kampione e sezonit 2019/2020. Bardheblutë nën drejtimin e Egbo kanë arritur të fitojnë titullin e 25-të radhazi. Një trofe që te Tirana mungonte që prej 11 vitesh. E për këtë arritje, ende pa mbyllur kampionatin, Tirana duhet të falenderojë edhe Vllazninë. Shkodranët mposhtën me rezultatin 1-0 Kukësin e vendit të dytë, teksa Tirana kishte fituar një ditë më parë me Flamurtarin.

Në fillim të sezonit Tirana nuk u shfaq aspak bindëse dhe pretenduese për titull. Lëvizjet e shpeshta të trajnerëve sa dëmtuan edhe më tepër klubin. Atëherë kur pritej një trajner “i madh”, pas Memës dhe Ahmataj, presidenti Halili ia besojë skuadrën trajnerit të portierëve, Emauel Egbo. Ky i fundit do të mbahet mend edhe si thyesi i Partizanit në derby-n e kryeqytetit por edhe si njeriu që riformuloi një lojë grupi te Tiranë, frytet e të cilës janë të dukshme në këtë fundsezoni.

Shiko tv shqip

Related Posts