Tragjedia, rrëshqet dheu, vdesin 42 persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kamerun, ku rrëshqitja e dheut iu ka marrë jetën 42 personave. Gjatë mbrëmjes të së hënës, shtëpitë e fshatit Bamoungoum u shkatërruan të gjitha, duke izoluar banorët nën rrënoja.

Shkak për këtë situatë janë rrënia e shirave gjatë kohëve të fundit. Megjithëse forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërhyrë, kanë arritur të shpëtojnë tetë vetë, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Ndër viktimat ishin 26 fëmijë.

Presidenti i vendit, Paul Biya ka ngritur një komision në lidhje me këtë rast, ndërsa po bëhet gjithçka që mbahet nën kontroll. Terreni krijon vështirësi për të identifikuar numrin e saktë të viktimave.

Shiko tv shqip

Related Posts