Trump i fiksuar pas murëve, tani kërkon të ndërtohet një mur gjigand edhe në Saharë

Presidenti amerikan i ka rekomanduar ministrit spanjoll ta ndërtojë një mur në Saharë për të penguar ardhjen e imigrantëve.

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar ndërtimin e murit në Saharë në mënyrë që ta zgjidhet kriza e refugjatëve në Evropë, ka thënë ministri i jashtëm spanjoll Josep Borell.

Kur i kanë treguar diplomatët spanjoll se Sahara është më e gjatë se 4.800 kilometra, Trump është përgjigjur: “Kufiri në Saharë nuk mund të jetë më i gjatë nga kufiri ynë me Meksikën”, transmeton Insajderi.com.

Gjatë fushatës përkrahësit e Trumpit e përshëndetën premtimin e tij se Meksika do të paguaj ndërtimin e murit të gjatë 3.200 kilometra në kufi, i cili do ta pengonte kontrabandën e drogës dhe imigrantët ilegal.

Zyrtarët nga ana tjetër e murit po e kundërshtojnë idenë e Trumpit, dhe presidenti meksikan Enrique Pena Nieto i ka porositur Trumpit se atyre as që i shkon ndërmend të paguajnë për atë mur.

Plani i ngjashëm në Saharë do të ishte i komplikuar, siç pretendojnë mediet, duke marrë parasysh se Spanja i mban vetëm dy enklava të vogla në veri të Afrikës – Ceuta dhe Melilla, prandaj një mur të tillë do të duhej të ndërtohej në territor të huaj.

Shefi i diplomacisë spanjolle i ka zbuluar detajet e bisedës me Trumpin në Madrid këtë javë, ndërsa për këtë temë mediet spanjolle kanë raportuar gjerësisht.

“Ne mund të konfirmojmë çfarë ka thënë ministri, por nuk duam të japim komente shtesë për deklaratën e ministrit”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme për Guardian.

Shiko tv shqip

Related Posts