Trump mbron propozimin për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale

Presidenti amerikan, Donald Trump, propozimin e shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale të nëntorit e ka mbrojtur me qëndrimin e tij se “Nëse këto zgjedhje mbahen ato do të jenë zgjedhjet më të dyshimta”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump foli rreth propozimit të tij nga llogaria Twitter për “shtyrjen e zgjedhjeve”.

Duke vënë në dukje se është i logjikshëm “(absentee ballot) sistemi i votimit nëpërmjet postës” kur njerëzit me dëshirën e tyre aplikojnë në qendrat zgjedhore dhe kërkojnë zarf votimi, Trump theksoi se pavarësisht kësaj përbën problem sistemi “i votimit me postë për të gjithë” i cili parashikon dërgimin e zarfit të votimit në adresë për të gjithë votuesit pa kryer ndonjë aplikim.

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë ende nuk janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me sistemin “e votimit me postë për të gjithë” në shumë rajone dhe kryesisht në New York, deklaroi Trump i cili ka shtuar se mund të shfaqen probleme edhe për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen me këtë mënyrë.

“A dua unë ndryshim në historinë e zgjedhjeve? Jo, por gjithashtu nuk dua të shikoj edhe zgjedhje të dyshimta. Nëse këto zgjedhje mbahen ato do të jenë zgjedhjet më të dyshimta”, ka mbrojtur Trump propozimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

– Propozimi i Trumpit për shtyrjen e zgjedhjeve

Në një postim në Twitter, duke vënë në dukje se sistemin i votimit në distancë do të shkaktojë kompleksitet, Trump propozoi shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në SHBA më 3 nëntor. Ai ishte shprehur se “Zgjedhjet me votimin me postë për të gjithë do të jenë zgjedhjet 2020 më të gabuara dhe më hileqare. Do të jenë një turp i madh për SHBA-në. Të shtyhen zgjedhjet derisa njerëzit të munden të votojnë në mënyrë të rregullt dhe të sigurtë?

– Për shtyrjen e zgjedhjeve nevojitet vendim i Kongresit

Sipas ligjeve federale të SHBA-së, zgjedhjet presidenciale dhe ato të ndërmjetmet në vend mbahen në të martën e parë të muajit nëntor në vitin e zgjedhjeve.

Për shtyrjen e zgjedhjeve që këtë vit përkojnë me 3 nëntor nevojitet vendimi i Kongresit.

Në SHBA në të cilën për shkak të pandemisë po përjetohen ditë të vështira, kritikohen shpeshherë politikat e Trumpit.

Sipas anketimeve të kryera në rang kombëtar, Trump lë pas me rreth 10 pikë kundërshtarin e tij nga Partia Demokratike, Joe Biden.

Shiko tv shqip

Related Posts