Trump ua mbledh mirë të gjithëve, gjigantët europianë tërhiqen nga Irani

Kompania e njohur franceze “Total” ka njoftuar tërheqjen nga kontrata 4.48 miliardë dollarë me Iranin për shfrytëzimin e fushave të gazit. Kompania thotë se ka vendosur largimin pas firmosjes së sanksioneve nga presidenti amerikan Donald Trump. “Total” është tërhequr pavarësisht mbështetjes nga autoritetet franceze dhe ato europiane. Kontrata parashikonte investimin prej 1 miliardë dollarë në një projekt 20 vjeçar ku do të merrnin pjesë kompania shtetërore kineze CNPC dhe iraniania Petropars.

Arsyeja pse Total është tërhequr lidhet me investimet dhe kapitalet e saj në SHBA ku ka rreth 10 miliardë dollarëv kapitale ndërkohë që bankat amerikane financojnë gati 90% të operacioneve të saj.

Në këtë fazë të përballjes SHBA – BE rreth Iranit duket se amerikanët po fitojnë. Reuters njofton se kompanitë europiane po tërhiqen nga Irani edhe pse vendet përkatëse po kërkojnë vijimin e punës. Kështu prodhuesit e makinave, PSA, Renault dhe Daimler kanë deklaruar se do të largohen njësoj sikundër Deutsche Bahn dhe Deutsche Telekom.

Shiko tv shqip

Related Posts