Turqia sfidon hapur Greqinë: Anija ushtarake parakalon pranë plazhit grek

Greqia dhe Turqia kanë fërkime të forta në Egje për shkak të disa ishujve që kontestohen nga të dyja vendet, gjë e cila për pak i çoi vendet në një përplasje ushtarake.

Kulmi arriti katër ditë më parë kur një anije patrullimi turke goditi nga pas anijen greke “Gavdos” duke i shkaktuar dëme fizike.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë, një anije tjetër turke ka hyrë në ujërat territoriale të Greqisë në ishullin Chios duke i sfiduar autoritetet greke, përcjell Albeu.com.

Bëhet fjalë për anijen “Butukada”, e cila është fogografuar në thellësi të ujërave territoriale greke, gjë e cila ka shkaktuar jo pak shqetësim edhe në ishull.

Për shkak të këtyre përplasjeve, në zonë ka mbërritur edhe destrojeri amerikane “USS Ross”, i cili la portin e Vlorës pak ditë më parë. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment