U kthye nga Kina, flet studentja shkodrane: Frika për shqiptarët që jetojnë atje është e madhe (VIDEO)

Kjo është Lorela Shelegu, një student nga Shkodra që prej 3 vitesh studion në Kinë. Në 13 janar të këtij viti, vetëm pak ditë përpara se të shpërthente Koronavirusi, Lorela u nis drejt Europës dhe pas pak kohësh mbërriti në Shkodër.

Pavarësisht se studentja shqiptare ka ikur më përpara se të përhapej Koronavirusi ajo është vizituar tek mjekët në Shkodër dhe nuk ka rezultuar me ndonjë problem.

Lorela është studente në degën e arkitekturës ndërsa ka kryer dy vite deri më tani sepse vitin e parë mësoi gjuhën.

Studentja thotë se për momentin universiteti në qytetin e Tianjin (Janxhin) ka shtyrë procesin mësimor dhe nuk ka një datë se kur duhet të kthehen. Qyteti Janxhin edhe pse është 1600 kilometër larg Wuhan ka disa të infektuar nga Koronavirusi.

“Frika e koronavirusit edhe për shqiptarët e tjerë që jetojnë në Kinë është e madhe”, thotë studentja shkodrane por janë marrë të gjitha masat.

Nëse universiteti e njofton për t’u kthyer në Kinë studentja thotë se nuk do të ngurojë të shkojë.

Disa studentë shqiptar që janë në Kinë janë kthyer këto ditë të frikësuar nga përhapja e Koronavirusit, ndërsa edhe të tjerë po përpiqen që të kthehen duke kaluar edhe të gjithë kontrollet në aeroporte.

VIDEO:

Shiko tv shqip

Related Posts