U zu keq me të dashurën, futbollisti i Partizanit përfundon në komisariat

Një situatë e pakëndshme u regjistrua ditën e sotme, teksa mesfushori i Partizanit, Romero, përfundoi në Komisariatin Nr.2 pas një debati me tone të ashpra mes tij dhe të dashurës.

24-vjeçari venezuelian, u shoqërua nga policia, ndërkohë që e dashura e tij, nuk ka pranuar të bëjë një kallëzim në lidhje me këtë ngjarje, pasi bëhet fjalë vetëm për një përplasje verbale dhe jo dhunë fizike.

I ndodhur në kushte të vështira psikologjike, për shkak të karantinës dhe raportit aspak pozitiv që futbollisti ka pasur kohet e fundit me klubin e Partizanit si dhe vështirësisë financiare, venezueliani nuk është përmbajtur, duke ulëritur dhe duke debatuar me tone të ashpra me të dashurën e tij. Romero është shpallur “non” grata nga drejtuesit e kuq, kohët e fundit, ndërkohë që është degdisur te skuadra B, për shkak edhe të sjelljes kontraverse.

“Panorama Sport” mëson se mesfushori pritet të lirohet në orët në vështrim, teksa e dashura e tij, do të jetë me urdhër mbrojtje për afro 10 ditë.

Teksa më pas do të largohet nga kryeqyteti, Italisë. Kujtojmë që Romero dhe e dashura jetojnë në të njëjtin apartament.

Edhe pse në dukje i vështirë për t’u respektuar urdhri i mbrojtjes, mesfushori duhet të bëjë kujdes, pasi në rast shkelje të urdhrit të mbrojtes, rrezikon të përfundojë në burg.

Shiko tv shqip

Related Posts