Ushtarja modele e Putin, ja “engjëlli” që ruan presidentin e Rusisë

Një 31-vjeçare, e martuar dhe nëna e dy fëmijëve, e shpallur gruaja më e bukur në Gardën Kombëtare të Rusisë, është një nga agjentet që kujdeset për sigurinë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Anna Khramtsova, kryesoi në listën me 1000 pjesëmarrëse, por tregoi se i duhej të përballonte edhe seksizmin në Gardën Kombëtare të Rusisë.
“Dëgjoj komete dhe shaka që bëjnë për bjondet në shërbim, por i injoroj dhe vetëm shërbej me stil”, tha ajo.

Ajo vjen nga një familje me tradita ushtarake. Babai i saj ka një karrierë ushtarake prej më shumë se 30 vitesh, ndërkohë që edhe nëna e saj ka shërbyer për shumë vite në shërbimet e sigurisë kombëtare.

Shiko tv shqip

Related Posts