Vasko Evtov, fytyra “e qelbur” e një antishqiptari (video)

ashtuquajturi “gazetar” Vasko Eftov, po mundohet të vërtetojë teorinë e Ajnshtajbit se vetëm pmenduria nuk ka fund. Ai në çdo emision të tij “Vo centar” po mundohet duke sharë dhe ofenduar si mysafirët, asgtu edhe shqiotarët si popull, të bëjë më tepër shikime në internwt që të fitojë ndonjë cent më tepër për vete. Tani më si duket asnjë njeri nuk oranon t’i shkojl në emision dhe javën e kaluar nuk kishte mysafir. Para kësaj, mysafirët lëshëshuan emisionin për shkak të arrogancës së tij, shkruan Fakte. Në paraqitjen e tij të fundit, mbrëmë, kishte të ftuar deputetin e BDI-së, Branko Manojllovski, të cilin pandërprerë e ofendonte në mënyrën më të ulët.

“Ti je gënjeshtar. Ti je dyfytyrësh. Ti ke dy identitete. Ke marrë para nga shqiptarët të mashtrosh të tjerët…” ishin vetëm disa nga “sulmet” e Eftovit ndaj Manojllovskit. Përkundër tentimit për ta nervozuar, xha Branko ngeli i qetë deri në fund duke detyruar nikoqirin të skuqet e të çirret para kamerës.

Manojllovski në një moment iu drejtua Vaskos: “Ti vërtetë mendon kështu?! Atëherë ti duheshke të shkosh në psikiatër”.

Vasko Eftov për çdo ditë po mundohet në televizion publik të nxisë konflikt dhe jotolerancë ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Këtë kanë provuar më herët edhe Milenko Nedellkovski e Mirka Velinovska, por shqiptarëve nuk u ka munguar as “njl fije floku”. S’do ju mungojë as tani. Por parashtrohet pyetja: Pse prokuroria nuk fton Vaskon dhe “Vaskat” tjerë t’u tregojë se ligji vlen edhe për ata?/FAKTE.Net

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment