Veliaj: Liderët e opozitës kanë humbur besimin e qytetarëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, duke thënë se kritikat e tyre kanë adresime të gabuara.

Veliaj shprehet se Kryemadhi nuk ka ndërtuar asnjë shkollë për 30 vjet në Shqipëri, duke theksuar se përmes deklaratave të saj përpiqet të  “kapi vota për një parti që është e rrënuar nga votat.”

“Monika Kryemadhi nuk ka bërë asnjë shkollë dhe asnjë projekt për 30 vjet.Ne kemi bërë rregullime në shkollën Kosova. Vitin tjetër, shkolla “Sami Frashëri” do të ketë pajisje moderne, do i rrisë edhe vlerën pronës tek Rruga e Barrikadave. Mundohen që të kapin një votë për një parti që është e rrënuar nga votat. Momentalisht nxënësit e Sami Frashërit jnë akomoduar tek shkolla Çajupi. Kryemadhi dhe Basha s’kanë bërë një shkollë në mandatin e tyre. Kryemadhi gënjen. Basha dhe Kryemadhi nuk kanë lënë asnjë gjurmë në historinë e Tiranës. Ne kemi bërë më të mirën në kohë pandemie”, tha ndër të tjera Veliaj.

Kryemadhi ka hedhur akuza për procesin e rindërtimit në Tiranë, ndërsa iu ka bërë disa herë thirrje qytetarëve të Kombinatit që të mos largohen nga pallatet e dëmtuara.

Shiko tv shqip

Related Posts