Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur një lajm shumë të trishtë për të gjithë shqiptarët. Një ushtar shqiptar ka ndërruar jetë në Afganistan teksa ishte në një mision të rëndësishëm. Deri tani ajo cfarë dihet janë vetëm inicialet e ushtarit, XH.I. Ende nuk dihen rrethanat ku ai humbi jetën por autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.
Ky është i dyti shqiptar i cili shuhet në Afganistan pasi në shkurt të vitit 2012, u ekzekutua kapiten Feti Vogli gjatë një pritje me armë në këtë vend