Vendimi i Rudina Hajdarit për të mos i djegur mandatet, flet për herë të parë Sali Berisha

Rudina Hajdari vendosi të mos djegë mandatin si deputete duke ndjekur rrugën parlamentare.
Më herët ish-lideri i PD Sali Berisha e ka vlerësuar Hajdarin duke e cilësuar si ‘bijën e të atit’ por tashmë, ish kryeministri thotë se ajo duhet të marrë përsipër pasojat e vendimit të saj.
I pyetur në Abc News për qendrimin e Hajdarit, Berisha u shpreh:“Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në parlament. Ekziston një statut që nxjerr jashtë partie ata që nuk zbatojnë një vendim madhor partisë. Ti që bën një veprim të tillë dhe e ke votuar këtë nen në statut, t’i ke bërë një zgjedhje. Ndaj do marrësh dhe pasojat”.

Shiko tv shqip

Related Posts