vetëm 3 përbërës, kjo pije “magjike” ju ndihmon të luftoni mbipeshën

  • te largosh kilogramët e tepërt nuk është e lehtë, duhet shumë dhe dedikim, vendosshmëri por edhe kjo ndonjëherë nuk ndihmon. Një ndër hapat e parë përsa i përket betejës për të rënë në peshë është të jeni të ndërgjegjshëm për sfidat, ushqimet që duhen shmangur dhe ajo që mund t’u vijnë në ndihmë.

Bananja, molla, portokalli janë gjithçka që ju nevojitet për të luftuar mbipeshën, sipas Agroweb. Përzieni me një gjysmë gotë ujë një banane, një portokall, një mollë, dhe një lugë lëng të freskët limoni derisa të përfitoni një lëng të trashë të njëtrajtshëm.

Sipas Agroweb, kjo pije jo vetëm që furnizojnë organizmin me atë që ka nevojë por edhe stimulojnë djegien e yndyrnave të tepërta në trup. Bananet janë një fryt i shkëlqyer kundër mbipeshës pasi janë të pasura me fibër, vitamina dhe minerale.

Ato të ngopin shpejt por kanë edhe një indeks të ulët glicemie dhe për rrjedhojë ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Është e rëndësisshme që molla të përdoret me gjithë lëkurë nëse është organike, pasi ajo përmban pjesën më të madhe të vitaminave dhe mineraleve.

Këtë lëng mund ta pini rregullisht, krahas ndryshimeve të duhura në regjimin tuaj ushqimor dhe aktivitetit fizik për një peshë sa më të shëndetshme trupore.

Shiko tv shqip

Related Posts