Video epike që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet, komentatori feston si i ‘çmendur’ live në studio, i ekzaltuar shpërthen në ulërima, shihni çfarë bën

Milani arriti një fitore dramatike përballë Fiorentinës, teksa përmbysi skuadrën e Prandelit me rezultatin 2-3. Në këtë takim emocionues, nuk mund të mungonte reagimi epik nga Tiziano Crudeli, ultrasi i njohur kuqezi.

Komentatori italian nuk e mban vendi në momentin e golit të tretë, duke bërtitur me të madhe emrin e turkut Çalhanoglu.

Për ata që nuk e njohin, Crudeli, është një prezantues sportiv dhe tifoz i flaktë i Milanit.

Nuk mungojnë videot e tij teksa shihet i ekzaltuar kur luan Milani, por mbrëmë reagimi i tij për fitoren e Milanit po bën xhiron e rrjetit.

81-vjeçari ka bërë reagim prej një “ultrasi”, duke brohoritur me të madhe, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Shiko tv shqip

Related Posts