Vjen edhe reagimi i presidencës, ja cka thotë Ilir Meta për marëveshjen e detit Shqipëri – Greqi

Marrëveshja për detin me Greqinë ka shkaktuar debate të mëdha në Shqipëri.

Ditën e sotme rreth kësaj marrëveshje ka reaguar edhe Presidenca.

Burime nga Presidenca thonë se për këtë marrëveshje nuk është kërkuar plotfuqishmëri.

“Nuk është kërkuar plotfuqishmëri”, thonë burimet nga presidenca.

Deklarata e plotë

Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date.

Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar.

Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment