Vjen goditja e fortë për Bashën: “Të hapë krahun”

Edhe një tjetër anëtar i selisë blu i kthen kurrizin kryedemokratit Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Anëtarin e Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri i cili sot ka dhënë një intervistë për emisionin “Breaking” ku ka treguar haptazi se Basha ka faje të mëdha.

Ai e akuzoi kreun e PD-së se vjedh votat brenda partisë së tij dhe nuk ka si të prentendojë që kundërshtari të mos bëjë asnjë veprim të këtij lloji. Kulluri u shpreh se Basha është një gënjeshtar i madh i cili pasi nuk arriti të mbajë fjalën për zgjedhje të ndershme, duhet të kishte hapur krahun dhe të largohej nga politika.

“Basha vjedh votat në parti, jo më të pretendojë se ja vjedh kundërshtari. Doli garant se nuk do të lejojë që të vidhet vota. Që në momentin që dha fjalën, një burrë normal duhet të hapë krahun, që ti hapë rrugë partisë. Këmbëngulja nga humbja në humbje është një aventurë e radhës,për ta mbajtur partinë të mbyllur. Është ndarja e partisë në mbështetës dhe kundërshtarë të Bashës”, tha Kulluri në “Breaking”.

Shiko tv shqip

Related Posts