Vjen lajmi i mirë nga situata e zjarreve, Niko Peleshi tregon se dielli lind përsëri në këtë qytet

Një lajm i mirë ka ardhur më në fund, nga situata e zjarreve në vendin tonë. Sot, në qytetin e Gjirokastrës janë arritur të shuhen të gjitha vatrat e zjarrit.

Lajmin e mirë e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi i cili tha se dielli në Gjirokastër lind përsëri. Kjo falë punës së palodhshme të ushtrisë dhe të gjitha forcave ndihmëse që u dhanë për shuarjen e tyre.

“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm”, shkruan ministri Peleshi në rrjetet sociale.

Shiko tv shqip

Related Posts