Vlorë/ 23-vjeçari turk jep para për blerjen e votave

Një rast i shit-blerjes së votës është goditur nga policia në qytetin e Vlorës. Autoritetet bëjnë me dije se janë proceduar penalisht dy persona, një shtetas turk me inicialet A. B., 23 vjeç që kishte ofruar para për vota dhe një person tjetër, J. M., 24 vjeç,  që ka marrë paratë, për sigurimin e votës të disa personave të njohur prej tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë

Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./

Shiko tv shqip

Related Posts