Vuante nga sëmundje e rëndë, vdes ish-trajneri i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta ish-trajneri i atletikës, Gëzim Mema. Ai vdiq në moshën 73-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Për 23 vite, Mema drejtoi skuadrës e atletikës së Vllaznisë. Mema arriti të popullarizonte sportin e atletikës në Shkodër duke ndihmuar në promovimin e shumë atletëve shkodranë.

Falë punës së tij të palodhshme, ai ndihmoi në fitoren e shumë trofeve në atletikë.

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit sportiv Vllaznia, Gëzim Mema u vlerësua nga Baskia e Shkodrës si “Trajneri i Shekullit në vitin 2019”.

Mema ka drejtuar 13 vite Zyrën e Sportit në Bashkinë e Shkodrës.

Shiko tv shqip

Related Posts