Vuçiq: Nuk jam optimist për marrëveshjen me shqiptarët, por ka ardh koha të zgjidhet problemi i Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se mendon se është e pamundur që Kosova të marrë një ulse në Kombet e Bashkuara, përveçse nëse arrihet një lloj marrëveshje historike që do t’i kënaqte serbët.

Vuçiç tha se do të ishte mirë nëse deri në fund të vitit 2018 “nyja e Kosovës më në fund do të zgjidhet”, duke shtuar se ai nuk ishte optimist për arritjen e një marrëveshjeje me shqiptarët.

“Unë ende mendoj se shanset për një marrëveshje reciproke të pranueshme janë më pak se pesë për qind. Por, për një marrëveshje brenda Serbisë, mes nesh. Është praktikisht e pamundur të zgjidhet kjo çështje pa një fuqi të mëdha” tha Vuçiç.

“Dhe kur të arrihet marrëveshja, disa prej nesh do të quhen ‘tradhtarë’, të tjerë do të bërtasin ‘pedera’, disa do të thonë ‘radikala’. Do të thonë se kjo është një fatkeqësi për interesin tonë kombëtar. Megjithatë, zgjidhja më e mirë do të ishte arritja e një marrëveshjeje historike me shqiptarët pa konflikt” tha Vuçiq

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment