Ylli Manjani mesazh LSI: Bashkohuni me Bashën, digjni mandatet

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani ka bërë mesazh të drejpërdrejtë partisë së tij që të bashkohen me Bashën për të djegur mandatet. “Cilido që është opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet e këtij parlamenti monist”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Kujtojmë se mesditën e sotme kryetari i PD doli në deklaratë për mediat, ku u shpreh se “16 Shkurti ishte referendumi i shqiptarëve! Unë e mora mesazhin tuaj. Me anë të kësaj konference dua t’ju njoftoj se do ti propozoj Grupit Parlamentar dhe Forumeve më të larta të PD, djegien e mandateve. Koha për fjalë ka mbaruar!”

Ndërsa LSI ende nuk ka reaguar zyrtarisht nëse do të djegë mandatet apo jo.

Shiko tv shqip

Related Posts