Ylli Manjani nuk e beson dot urdhrin e ‘fshehtë’ të Lulzim Bashës për Sali Berishën: Turp i madh

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për urdhrin e kryedemokratit Lulzim Basha për deputetët e partisë dhe anëtarëve të forumeve që të shprehen në FB që jeni kundër Berishës.

Manjani ka mbetur i befasuar dhe shprehet se nuk e mendonte kurrë se do katandiseshin në këtë pikë.

Reagimi i plotë:

Pra Basha u thotë deputetëve të partisë dhe anëtarëve të forumeve që të shprehen në FB që jeni kundër Berishës. Kështu shmanget mbledhja e forumeve. Pra shihni me kujdes, nuk thotë jeni të lirë të shpreheni, por shprehuni kundër. Dhe bëjeni tani… ua ua ua ua ua ua.

Enver Hoxha nxori një postulat kur njerëzit nuk po spiunonin më tek sigurimi:

“ Indiferenti është më i keq se armiku”.

Ky është standarti që po na risjell këto kohë Luli dhe përkrahësit e tij. Nuk e mendoja kurrë se do katandiseshin në këtë pikë..!

Turp i madh!“-shprehet Manjani.

Shiko tv shqip

Related Posts