Ylli Rakipi: Shoqëria civile e ulur në prehrin e qeverisë, kalbësira të neveritshme që marrin favore dhe majmen!

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ka folur për shoqërinë civile dhe rolin e saj në Shqipëri.

Rakipi tha se një pjesë e konsiderueshme e Shoqërisë Civile, është e kapur dhe merr favore, gjë që nuk i lejon të jenë në shërbim të njerëzve, por të qeverisë.

“Shoqëria civile është e dekompozuar. Projektet i ka monopolizuar një pjesë qeveria, që i ndan në mënyrë preferenciale. Shoqëria civile është blerë. Ka njerëz të majmur me para të projekteve. Paratë ju jepen kësaj pjese të shoqërisë civile, që i ka futur në xhep qeveria.

Njerëz të majmur që blejnë vila në komplekse luksoze. Shoqëri civile e dekompozuar, që të hidhet në qafë, nëse flet kundër qeverisë.

Kjo është shoqëria civile në Shqipëri. E kalbur, e dekompozuar, e asgjësuar. E ulur totalisht në prerin e qeverisë, në funksion të saj ditën dhe natën. Është rojtare e qeverisë.

Më thuaj një institucion të medias, që punon për gazetarët? Lëri këto unioni i gazetarëve, apo shoqatat. Institucionet e tjera të ngritura 30 vjet më parë, institute mediash, janë në funksion të qeverisë. Marrin njerëzit e tyre dhe i dergojnë në punëra të rëndësishme, në perëndim.

Si mund të luftojnë këta, kur marrin fëmijët dhe gratë e tyre dhe i dërgojnë në punët më të rëndësishme që ka ky shtet?

Janë disa kalbësira të neveritshme, që vetëm përdorin projektet e shoqërisë civile dhe janë në shërbim të qeverive dhe sidomos të kësaj qeverie që kemi tani”, tha Rakipi.

Shiko tv shqip

Related Posts