Yuri Kim del me mesazhin e rëndësishëm për politikanët shqiptarë

Janë bërë 5-së vite nga Reforma në Drejtësi dhe Yuri Kim ka bërë një deklaratë në lidhje me atë çfarë i pret politikanët në shtator.

Megjithëse është muaj pushimesh, Kim ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve politike në muajt e fundit.

“Shqipëria ka përfunduar zgjedhje që do të shënojnë rikthimin e opozitës në Parlament, një ngjarje me rëndësi kritike. Siç vërejti ODIHR në raportin e tij përfundimtar, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo të përsosura dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi që të punojnë me shumicën dhe opozitën në Parlament për të trajtuar problemet e përsëritura në zgjedhje teksa ato angazhohen në punë serioze dhe ndërpartiake për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të plotësojnë standardet më të larta. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort reformat që do ta sjellin Shqipërinë plotësisht në familjen europiane. Pesë vjet pas miratimit të ligjeve, Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale që do të ndihmojnë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.” – tha ndër të tjera Yuri Kim.

Shiko tv shqip

Related Posts