Yuri Kim i përgjigjet Çim Pekës për telefonatën me Bashën: Broçkulla! Ja përse e thërras “Luli”

Ditën e djetshme, gazetari Çim Peka, tha se Lulzim Basha ka ngritur tonet gjatë një telefonate me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, ku i ka thënë se ai “nuk është Luli Basha, por kryetari i opozitës”.

“Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim. Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha por jam kryetari i opozitës, nëse vazhdoni të jenë në lojë me Ramën, vazhdoni me të’. Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik”, deklaroi Peka në Syri TV.

Ambasadorja ka reaguar lidhur me këtë deklaratë, duke thënë se këto janë “broçkulla” dhe se ajo e thërret kreun e opozitës Luli, njëlloj siç ai e thërret ambasaroren Yuri, duke qenë se janë miq.

Këto janë broçkulla. Ai më quan mua “Yuri” dhe unë e quaj  “Luli”. Përse? Sepse jemi kolegë dhe miq“, shkruan ambasadorja, duke e shoqëruar statusin e saj me lajmin e postuar nga një media, e cila përmban deklaratën e Çim Pekës.
Është interesant fakti që ambasadorja e SHBA-ve, ka zgjedhur t’i përgjigjet një gazetari, gjë që nuk është vënë re tek paraardhësit e saj, të cilët pavarësisht se kanë qenë shpesh subjekt i mediave dhe deklaratave apo analizave të ndryshme të gazetarëve, nuk kanë replikuar me ta.

Shiko tv shqip

Related Posts