Zbulimi/ ja nga çfarë varet efekti i aspirinës

Efekti i një aspirine në ditë përsa i përket parandalimit të problemeve të caktuara shëndetësore, varet edhe nga pesha trupore e personit që e konsumon, sipas një studimi të publikuar në revistën “Lancet”.
Rezultatet e këtij studimit, ku përfshiheshin të dhënat e 10 studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e pacientit ndikonin dukshëm në efikasitetin e ilaçit.

Një dozë ditore e aspirinës mes 75 dhe 100 miligramësh ul me 23% rrezikun nga vështirësitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kilogramë.

Por, ky efekt nuk arrihet te personat me peshë mbi 70 kilogramë, përcjell Atsh.

Për uljen e rrezikut të vështirësive kardiovaskulare, tek personat që kanë peshën më të lartë se 70 kilogramë nevojitet një dozë ditore mes 325 dhe 500 miligramësh.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/efekti-i-aspirines-varet-nga-pesha-e-pacientit-thote-st-560797/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shiko tv shqip

Related Posts