Zbulohet një variant i ri i Covid-19 në Francë, shumë i ndryshëm nga të tjerët

Një variant i ri, i Covid-19, është identifikuar në një shkollë në Bannalec, në Francë.

Mediat franceze shkruajnë se 24 persona, përfshirë 18 studentë, u infektuan nga varianti i ri i zbuluar në tetor.

Ndërsa vala e pestë po afrohet në Francë, lajme të këqija vijnë nga Brittany, ku mbi tryezën e autoriteteve shëndetësore arritën informacione mbi variantin e ri të Covid-19.

Sipas informacioneve ekskluzive nga Le Télégramme, variant i ri i koronavirusit u zbulua një muaj më parë në qytetin Bannalec.

Të paktën 24 persona, 18 fëmijë dhe 6 të rritur ranë në kontakt me të, janë prekur nga ky mutacion i ri që nuk ngjan me asnjë nga variantet e mëparshme.

Sipas mediave franceze, ky variant është shumë i ndryshëm nga ato që qarkullojnë deri më tani, aq sa u desh shumë kohë për t’u identifikuar

Shiko tv shqip

Related Posts