I ftuar në emision ‘Arena’ analisti Arben Meçe thotë se Basha gjithmonë ka qenë i dytë dhe asnjëherë i pari dhe prandaj po punohet për imazhin e tij.
‘Flitet për një koalicion që u paraqit si një show mjaft i bukur. Ka një program të posaçëm për të prodhuar një imazh, sidomos te Basha. Është prodhuar imazhi i Bashës, sepse problemi ka qenë dëmtimi i Bashës.Basha ka një imazh i cili është ndërtuar për 8 vite në opozitë, duke prodhuar një imazh të atij personi dhe që është e vështirë që ta hedhësh në treg si një njeri që do të bëhet kryeministër. Basha gjithmonë ka qenë i dytë dhe asnjëherë i pari.’-tha Meçe.