Zhduken 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit

2 milionë euro janë zhdukur nga Thesari i Shtetit në Kosovë. Në lidhje më këtë ngjarje Ministria e Financave të Kosovës ka thirrur një konferencë urgjente në orën 15:45.

Autoritetet bëjnë të ditur se personat e dyshuar kanë shpërdoruar detyrën duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës dhe kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.

Policia në një njoftim zyrtar ka informuar se pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një person i dyshuar si autor i ngjarjes, ndërsa dy zyrtarë të tjerë kanë arritur të arratisen.

Më tej në deklaratën e policisë thuhet se janë bërë kontrolle të shtëpive të të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit.

Shiko tv shqip

Related Posts