Zheji: Jemi në pikën më kritike, qeveria e shkëputur nga realiteti

Deputetët e Mazhorancës, pra PS u mblodhën në Kuvendin e Shqipërisë për të zhvilluar seancën plenare. Ashtu sikurse kishte premtuar Kryeministri Rama mbajti një fjalim para tyre dhe shpalosi vendosmërinë për të realizuar projektin e rrugës te Unaza e re.
Dhe ndërsa Rama iu fliste deputetëve të tij në Kuvend, jashtë banorë të Unazës së re, por jo vetëm, sepse aty ishin edhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe deputetë të opozitës mbështesnin protestën, e cila rezultoi me disa të plagosur nga protestuesit dhe policia. Ndërsa ndodhnin këto zhvillime Lulzim Basha merrte pjesë në një bashkëbisedim të gjerë për Buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë gazetarë dhe grupet e interesit.

Për të diskutuar rreth asaj çfarë ndodhën sot, i ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë Artur Zheji, i cili shprehet se pasditja e së enjtes do të sjellë zhvillime të reja mbi zgjerimin e Unazës së Re.

“Tre tablotë e ditës së sotme nuk kanë përfunduar ende. Banorët e unazës së re do të mblidhen sërish”, sipas tij policia, e iniciuar nga fjalimi i ashpër i Ramës, por edhe nga deklarata e Sandër Lleshajt, që të mos e marrin për dobësi tolerancën e policisë, uniformat blu mund të ngrenë shkopinjtë e gomës më me vendosmëri.

Për Artur Zhejin jemi në pikën më kritike, e cila shton ai: Vërtetojnë shkëputjen e kësaj klase politike që drejton vendin nga realiteti që i rrethon.

I pyetur nëse opozita e ka përdorur protestën e sotme, Zheji u përgjigj se mbledhja e PD-LSI me grupet e interesit për të diskutuar mbi buxhetin, ishte për të treguar se ekonomia po shkon drejt një kolapsi. Sipas Zhejit tendenca përjashtuese vjen kur mbyllen dyert për dialog.

Shiko tv shqip

Related Posts