Zvicra, i vetmi shtet që përdor vetëm vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna

Nisur nga llojet e vaksinave të firmave të ndryshme, të gjitha shtetet në botë, veçmas ato të Evropës, kanë aprovuar shumicën e vaksinave që janë në dispozicion për të luftuar virusin korona.

Deri më tani ka një numër të konsiderueshem të vaksinave nga shumë shtete të botës, me efekte të ndryshme ndaj virusit Covid.

Dy vaksinat e vetme të administruara në Zvicër janë Moderna dhe Pfizer-BioNTech. Këto dy vaksina janë aprovuar nga Swissmedic dhe cilësohen nga ekspertët shëndetësorë si dy vaksinat më efektive për Covid në raport me vaksinat e tjera, transmeton albinfo.ch.

Ani pse shteti i Zvicrës ka porositur edhe shume vaksina të firmave të tjera, deri më tani nuk i ka futur në përdorim dhe se nuk ka një plan për t’i përdorur në një të ardhme.

Arsyet janë të shumta, sipas ekspertëve, Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë vaksinat më efektive në 95% të efektit ndaj virusit korona. Vaksinat e tjera në raport me këto nuk kanë një efekt të paktën mbi 90%, për më të ulët, prandaj përdoren vetëm këto dy vaksina. /

Shiko tv shqip

Related Posts